AlbanianSport.com 28.02.2017 18:45
ASNN – Është luajtur sot pasdreke në Korçë ndeshja tjetër e javës së 14-të të nivelin të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e parë, ajo midis Skënderbeut dhe Elbasanit, dhe miqtë kanë fituar me shifrat 88-46.
Por korçarëve nuk u ka sjellë shpëtim as fitorja e thellë që arritën ndaj Elbasanit, sepse, edhe me këtë dypikësh, mbeten sërish në vendin e fundit të renditjes së Kategorisë së Parë.
Ndeshja e sotme, e luajtur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, ishte e vlefshme për javën e 14-të dhe ka pasur në parket vetëm një skuadër, vendësit, të cilët fituan në fund me plot 42 pikë diferencë.
Ndërkaq, të dielën pasdite, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Tirana Eagles Basket duket sikur ka luajtur ndeshjen e jetës, por në fund ka fituar Partizani, që kështu ka vërtetuar se nuk ka kundërshtar.
Madje, edhe atëherë kur janë në disavantazh, të kuqtë e Elvis Ismetit dhe Arben Fagut, ashtu sikurse u vërtetua dhe të dielën, në përfundim të ndeshjes në “Fahrie Hoti”, dinë të fitojnë.
Dhe dje Partizani ka shënuar fitoren e 12-të radhazi duke e mbyllur fazën e tretë me 24 pikë dhe të fundit e luan thjesht sa për kalendar, sepse është që tani në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(26-28 shkurt 2017)
Të dielën:
Tirana Eagles Basket – Partizani 62-68
Të martën:
Skënderbeu – Elbasani 88-46
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 12 12 0 921-578 24
- Tirana Eagles Basket 11 7 4 715-628 18
- Apolonia 11 4 7 613-803 15
- Elbasani 11 3 8 629-817 14
- Skënderbeu 11 2 9 703-765 13