Gjergj Vyshka 14.11.2014 12:05
Në “Qazim Dervishi” janë ndezur dritat dhe kanë funksionuar tabelat elektronike. Më së fundi kanë punuar dritat në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, sikurse kanë funksionuar dhe tabelat elektronike, të cilat u kthyen në një problem madhor për përballjen me malazezët e Mornar Tivarit, të cilët e fituan ndeshjen në “tavolinë” 0-20.
Vllaznia u gjobit, por dhe u paralajmërua rëndë, ndërsa shkodranët nuk kishin më interes të bënin të njëjtin gabim. Dhe në një pallat të mbushur plot, Vllaznia ka bërë një ndeshje dinjitoze dhe nuk e ka merituar ta humbiste atë.
Ndoshta rumunët, edhe më të nxehur nga ndeshja e humbur në Tivar dy ditë përpara 81-85, kanë qenë më të motivuar për të bërë një lojë të mirë dhe për ta fituar atë.