AlbanianSport.com 26.02.2017 17:55
ASNN – Izmir Smajlaj ka arritur një fitore të dyfishtë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura, të zhvilluar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Ai ka marrë medaljen e artë, por edhe ka thyer rekordin kombëtar në garën e kërcimit së gjati.
Së shpejti atleti shkodran do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, ku synon një tjetër sukses, të hyjë në zonën e medaljeve.
Kolegët nga Shkodra, gazetari i mirënjohur, Gaspër Marku, dhe operatori me përvojë, Kujtim Draçini, sollën në një intervistë të posaçme për TVSH-në emocionet e kampionit të ri të Gadishullit dhe trajnerit të tij, Vildan Tufi.