AlbanianSport.com 14.11.2014 11:15
ASNN – Besëlidhja nuk po kërkon të dehet nga rezultatet e deritanishme, teksa është duke u përgatitur fort për ndeshjen e radhës me Kamzën, të cilën do ta luajë në fushën e vet, ndërsa kërkon fitoren e radhës. Lezhjanët kryesojnë me meritë, ndërsa vazhdon stërvitjen me përkushtim, teksa ka seriozitet nga të gjithë lojtarët për punën e tyre që bëjnë në fushë. Ata luftojnë të luajnë për sa më shumë minuta, si dhe të fitojnë. Tashmë ndeshjet kanë hyrë në faza interesante, ndërsa të gjitha skuadrat përgatiten për t’i rrëmbyer pikë njëra-tjetrës.
Numri i pikëve të grumbulluar dhe golat e shënuar deri tani të krijojnë bindjen se Besëlidhja është favorite dhe nuk do të tolerojë në lojën e saj. Në një prononcim për gazetar sportive të ditës, ish-sulmuesi shtatshkurtër i Besëlidhjes, Kreshnik Ivanaj, ka deklaruar: “Unë kam qenë lojtar i Besëlidhjes, jam lezhjan dhe e dua skuadrën time”. Jam me gjak lezhjan dhe në zemrën time është vetëm flamuri i Besëlidhjes. Kjo skuadër sot është e kompletuar dhe kjo në të gjitha drejtimet. Dhe kjo nis që nga porta, vazhdon me mbrojtjen, më pas me mesfushën e sulmin.”
“Në portë janë dy të talentuar si Rexhepi e Demi. Një mbrojtje solide, e cila nuk gabon, ndërsa ka vetëm tre gola të pësuar. Besëlidhja ka grumbulluar pikët dhe sot kryeson me meritë me Mamurrasin në Grupin e Veriut. Mendoj se duhet të jetë më e kujdesshme në lojën e saj dhe të shtojë ritmin e sulmit para portës kundërshtare. Sidomos në sulm dhe përpara portës kundërshtare duhet të jenë më të saktë”, – ka përfunduar ish-sulmuesi shtatshkurtër i Besëlidhjes, Kreshnik Ivanaj.