Krist Ramadani: Synimi im i madh, Evropiani i Nën-17-vjeçarëve në Kosovë (II)

Share Button

Nga Adriatik Balla (Gazeta “Sot”) 26.02.2017 12:55

Një nga sportistët e rinj që ka spikatur gjatë viteve të fundit dhe që ka premisa të bëhet një shtangist i madh, është djaloshi 16-vjeçar Krist Ramadani, pjesë e klubit të Tiranës, i cili dy ditë më parë u shpall “kampion kombëtar” për të rritur, duke u futur kështu në rangun e sportistëve elitarë.

Kristi ka një pasion të madh për shtangën dhe në vazhdimësi ka arritur rezultate të larta, duke qenë premtues. Suksesi i fundit në kampionat shërben si motivim për vazhdimësinë, por ai ka ambicie për të qenë shtangisti më i mirë i vendit dhe për të qenë në zonën e medaljeve në garat ndërkombëtare.

Në këtë intervistë dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”, del në pah shpirti i lartë sportiv dhe ambicia e një djaloshi për të qenë kampion e rekordmen kombëtar i peshëngritjes. Këtë intervistë AlbanianSport.com do t’ju sjellë në 3 pjesë, duke nisur nga dita e hënë, e duke vijuar të martën dhe të mërkurën, dhe sot është pjesa e parë.

 

– Sapo është mbyllur Kupa e Shqipërisë, ku ju shënuat një fitore surprizë në peshën 69 kg. Si ishte për ju ecuria e kësaj gare dhe çfarë konkluzionesh ke nxjerrë prej saj?

– Në këtë garë unë nuk mora maksimumin tim. Natyrisht, rezultatet e mia janë më të larta se ato që regjistrova në këtë garë, por surprizë mund të quhet fakti se kapa vendin e parë, duke qenë më i miri në peshën trupore 69 kg. Ishte hera e parë për mua që shpallesha kampion në këtë peshë në kategorinë e të rriturve dhe nëse ka diçka pozitive ishte e lidhur pikërisht me këtë element. Kjo ndodhi ngaqë “kompetenti” në këtë peshë, Briken Calja, garoi në peshën 77 kg. Kjo më “favorizoi” mua, që dola në vend të parë në 69 kg, ku siç thashë ishte suksesi im i parë në një veprimtari të rriturish.

 

– Fituesit e peshave kanë të drejtën e prezantimit ndërkombëtar dhe gara e madhe e radhës është Evropiani i Kroacisë që zhvillohet në prill. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga gara të tilla?

– Në Evropian nuk dua as vetë të shkoj, sepse shoh që nuk jam ende në lartësinë që të synoj medalje për një kampionat kaq të fortë ku marrin pjesë të rriturit më të mirë të këtij sporti në rang kontinental. Nëse nuk kam siguri për zonën e medaljeve nuk kam dëshirë të shkoj. Por ambiciet e mia janë në një tjetër garë, Evropiani i Nën-17-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Kosovë në muajin shtator, pra një garë për moshën time, ndërsa një tjetër veprimtari që ngjall gjithashtu interes për mua është Evropiani për moshat Nën-20 dhe Nën-23-vjeç, që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë.

 

– Dhe çfarë synoni?

– Në Evropianin e Nën-17-vjeçarëve, që zhvillohet në Kosovë shpresoj që të ngre flamurin shqiptar, pra synoj medaljen e artë. Për mua është një sprovë e vërtetë ky aktivitet, sepse i përket tamam moshës time, ndërsa në Kampionatin e Evropës për Nën-20-vjeçarët, të që do të zhvillohet në Tiranë synoj gjithashtu të futem në zonën e medaljeve. Nuk dua të dal mbi parashikimet por as të stepem. Kam besim në aftësitë e mia dhe e di deri ku e kam limitin.

 

– Cilat janë rezultatet e tua aktualisht?

– Unë ngre 260 kg në total. Në shkëputje ngre 115 kg, kurse në shtytje ngre 145 kg. Po të bësh një krahasim me rezultatet e kësaj moshe në rang evropian, jam në pesëshen më të mirë. Por rezultate më të larta më presin në muajt në vazhdim dhe optimizmi për këtë nuk më mungon. Kam arsye të besoj se ky mund të jetë një vit ku unë do të shpërthej me rezultatet e duhura. Prandaj objektiv madhor mbetet Evropiani i Nën-17-vjeçarëve.

 

Kush është Kristi Ramadani?

 

Datëlindja:      29.10.2000

Vendlindja:     Tiranë

Sporti:             Peshëngritje

Klubi:              “Tirana”

Shkolla            “Sinan Tafaj”, viti i parë

Rezultati:         115 kg shkëputje, 145 kg shtytje

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh