Kombëtarja / Trajnerët De Biazi & Bunjaku bëjnë “xing” në Kroaci

Share Button

AlbanianSport.com 26.02.2017 09:35

ASNN – Është një duelitet që, përtej të qenit i panatyrshëm, do të krijojë edhe situata të pakëndshme, madje edhe konfliktuale. Kështu, siç raportojnë mediat e Prishtinës, vetëm një muaj para ndeshjeve të rëndësishme eliminatore, trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, dhe ai i Shqipërisë, Xhovani de Biazi, kanë zgjedhur vend të njëjtë për të vëzhguar lojtarët e tyre.

Sipas të përditshmes së mirënjohur të Kosovës, “Koha Ditore”, të premten mbrëma, Bunjaku ishte në Split, në ndeshjen mes Hajdukut dhe Istras, ndërsa De Biazi të shtunën qëndroi në Zagreb, ku ndoqi ndeshjen mes Lokomotivës dhe Osijekut. Të dy ndeshjet ishin të vlefshme për Kampionatin e Futbollit të Kroacisë dhe u fituan nga skuadrat vendase.

Me pak fjalë, përkatësisht nga skuadrat ku luajnë futbollistët e të dy trajnerëve. Sipas të gjitha gjasave, ishte vetëm rastësi që dy trajnerët zgjodhën Kroacinë për të vëzhguar lojtarë në këtë fundjavë. Bunjak qëndroi për të vëzhguar në Split mbrojtësin 20-vjeçar Ardian Ismajli. Hajduku, skuadra e famshme kroate, pati punë të lehtë, duke fituar 4-0 ndaj Istras.

Ismajli në lojë hyri në fillim të pjesës së dytë në vend të lojtarit nga Kavaja, Hysen Memolla. Ismajli luajti si mbrojtës i djathtë dhe nuk pati shumë punë. Ai është në pritje të debutimit te Kosova. Është grumbulluar për ndeshjen me Finlandën, ndërsa më pas, pësoi një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushës. Pritet të ftohet për ndeshjen e 24 marsit 2014 ndaj Islandës.

Ndërsa De Biazi ndoqi dy futbollistët premtues kuqezi, Grezdën dhe Çekiçin.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh