Gjergj Vyshla 14.11.2014 10:25
Të fundit për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të të rriturve në Kazakistan kanë qenë dy peshëngritësit e peshës 94 kg, Endri Haxhihyseni dhe Sopot Sula, të cilët kanë konkurruar në grupin C. Haxhihyseni në stilin e shkëputjes ka zënë vendin e 3-të. Në provën e parë ka ngritur 155 kg.
Në të dytën 162 kg, por nuk ka mundur të realizojë tentativën e tij me 165 kg. Në shtytje është i 6-ti, teksa ka realizuar 181, 186, por ka dështuar në 190 kg. Dhe me 348 kg është në vendin e 3-të. Ndërkohë Sopot Sula në shkëputje do të zinte vendin e 6-të, ndërsa do të realizonte 145 dhe 152 kg, por jo 157 kg.
Në shtytje do të ishte më i saktë, sepse do të realizonte të tria provat e tij me 180, 185 dhe 187 kg dhe është i treti. Në total, në dygarësh me 339 kg do të zinte vendin e gjashtë. Dhe këtu merr fund Botërori i të rriturve për peshëngritjen shqiptare.