Gjergj Vyshka 26.02.2017 08:45
Dje pasdite, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Tirana Eagles Basket duket sikur ka luajtur ndeshjen e jetës, por në fund ka fituar Partizani, që kështu ka vërtetuar se nuk ka kundërshtar.
Madje, edhe atëherë kur janë në disavantazh, të kuqtë e Elvis Ismetit dhe Arben Fagut, ashtu sikurse u vërtetua dhe dje në përfundim të ndeshjes në “Fahrie Hoti”, dinë të fitojnë.
Dhe dje Partizani ka shënuar fitoren e 12-të radhazi duke e mbyllur fazën e tretë me 24 pikë dhe të fundit e luan thjesht sa për kalendar, sepse është që tani në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga.
Ndërsa, ndeshja tjetër e javës së 14-të të nivelin të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e parë, ajo midis Skënderbeut dhe Elbasanit, luhet nesër pasdreke në Korçë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(26-28 shkurt 2017)
Të dielën:
Tirana Eagles Basket – Partizani 62-68
Të martën:
Skënderbeu – Elbasani ora 14:00
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 12 12 0 921-578 24
- Tirana Eagles Basket 11 7 4 715-628 18
- Apolonia 11 4 7 613-803 15
- Elbasani 10 3 7 583-729 13
- Skënderbeu 10 1 9 615-719 11