Gjergj Vyshka 26.02.2017 17:45
Tirana nuk i bën dot ballë kampioneve në fuqi, Barleti Volejit, që edhe me mungesa ia kalë të triumfojë pastër 3-0 duke mos lëshuar në asnjë cep. Tirana është në epërsi në pushimin e parë teknik 8-7 dhe Barleti Volej me shumë vështirësi ka përmbysur në 11-15 e më pas ka udhëhequr 12-16, 15-17, 15-20, 18-22 dhe 23-25.
Edhe në setin e dytë është në epërsi 4-8, 13-16, 15-18, 17-19, 17-21 dhe 20-25. Seti i tretë ka Tiranën në epërsi 8-6, 9-6, 14-11. Por Barleti Volej e ka përmbysur në 15-16, 18-20, 20-21 dhe 23-25 dhe 0-3 për skuadrën e trajnerit Hasan Gurabardhi. Shënuesja më e mirë e ndeshjes është Enkelejda Braho e Barletit Volej me 15 pikë.
Ajo është ndjekur nga Eleni Bego e Barletit Volej me 13 pikë, si dhe Iva Xhixha e Tiranës, me 11 pikë dhe Klejda Paloka (Shkurti) e Tiranës, me 10 pikë. Në bllok ka dalë fituese Jona Gjokuta (Sallaku) e Tiranës me 4 mure të sakta, e ndjekur nga Malvina Tuci e Barletit Volej me 3 të tilla. Në shërbim, ka triumfuar Braho e Barletit Volejit, me 4 të sakta.
Tirana – Barleti Volej 0-3
(23-25, 20-25, 23-25)
Tirana: Paloka (Shkurti), Kushi, Xhixha, Kokonozi (Hoxha), E. Meta, Gjokuta (Sallaku), Sejfullai (L) / Ahmetaj, A. Hoxha. Trajner: A. Gorenxa
Barleti Volej: Xhelilaj, Braho, Bego, Neli, Hasku, Fagu (L), Tuci / Brati, Xheka, Shabaku, Celaj, Ligaj. Trajner: H. Gurabardhi
Gjyqtarë: R. Kuka, G. Sakaj (Vlorë)
Ndihmës: E. Papamihali, L. Nurçe (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 10-të
(25-28 shkurt 2017)
Të shtunën:
Vllaznia – Teuta 1-3
Tirana – Barleti Volej 0-3
Partizani – Lushnja 3-0
Të martën:
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-4 29
- Teuta 10 8 2 27-10 24
- Partizani 10 7 3 24-12 22
- Tirana 10 5 5 19-16 16
- Vllaznia 10 5 5 17-20 13
- Lushnja 10 3 7 12-23 8
- Skënderbeu 9 1 8 7-25 5
- Elbasani 9 0 9 1-27 0