AlbanianSport.com 26.02.2017 12:05
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur të shtunën 3 ndeshjet e para të javës së tij të 13-të dhe Partizani kryesues ka fituar në 3 sete në shtëpi ndaj Elbasanit, duke ruajtur të paprekur kolonën e humbjeve, e për më tepër, kur ka lëshuar gjithsej vetëm 3 sete.
Në një tjetër takim të luajtur dje, Tirana e ka likuiduar për së dyti Erzenin, ndërsa ka fituar mbrëmë në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, me të njëjtin rezultat të fazës së parë, 3-1. Kurse në ndeshjen e fundit, Teuta la përkohësisht vendin e fundit, pas fitores në 3 sete në Durrës ndaj Skënderbeut.
Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, Farka Volej-Vllaznia, që do të luhet sonte, do të jetë dhe në Rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:00. Kështu të paktën ka lajmëruar Federata Shqiptare e Volejbollit, e cila tashmë e ka bërë zyrtare nënshkrimin e marrëveshjes 3-vjeçare me RTSH-në.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 13-të
(25-26 shkurt 2017)
Të shtunën:
Tirana – Erzeni 3-1
Teuta – Skënderbeu 3-0
Partizani – Elbasani 3-0
Të dielën:
Farka Volej – Vllaznia ora 18:00
(Drejtpërdrejt në RTSH Sport)
Studenti Pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 12 12 0 36-3 36
- Farka Volej 11 9 2 29-10 27
- Studenti 11 8 3 24-16 22
- Tirana 12 7 5 25-18 21
- Vllaznia 10 5 5 21-17 17
- Erzeni 11 5 6 22-20 16
- Skënderbeu 12 2 10 6-32 6
- Teuta 12 2 10 9-32 5
- Elbasani 11 1 10 7-32 3