AlbanianSport.com 26.02.2017 07:25
ASNN – Java e 14-të e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka ulur siparin dje me ndeshjen e fundit të saj, atë që është luajtur në Durrës dhe ku Teuta vendase ka fituar bindshëm, 107-45, ndaj Flamurtarit.
Në fakt, kjo ndeshje nuk ka patur shumë histori, pasi pjesa e parë është mbyllur me fitoren 36-17 të durrsakëve, që kanë vijuar ta thellojnë këtë epërsi, duke e marrë 10-minutëshin e dytë, 30-10, dhe duke shkuar në pushim të ndeshjes duke kryesuar bindshëm 66-27.
Nuk kanë qenë më të mirë dy 10-minutëshat e fundit, që Teuta i ka fituar përkatësisht 20-10 dhe 21-8, dhe gjithë ndeshjen me shifrat 107-45. Teuta mbetet ne vendin e dytë të renditjes, me 24 pikë, 3 më pak se Tirana kryesuese dhe një më tepër sesa Vllaznia e vendit të 3-të dhe 3 më tepër sesa Kamza Basket e vendit të 4-t.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
(24-25 shkurt 2017)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Tirana 70-111
Kamza Basket – Vllaznia 58-100
Të shtunën:
Teuta – Flamurtari 107-45
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 14 13 1 1348-923 27
- Teuta 14 10 4 1110-951 24
- Vllaznia 14 9 5 1109-935 23
- Kamza Basket 14 7 7 1066-1137 21
- Ardhmëria Basket 14 3 11 916-964 17
- Flamurtari 14 0 14 683-1323 14