Gjergj Vyshka 25.02.2017 10:25
Ka nisur dje faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave dhe Vllaznia, fituesja të mërkurën e Kupës së Shqipërisë, ka shpërthyer me një “tërmet 8-ballësh” ndaj Akademisë “Ajax Albanian Schools” në Shkodër.
8-0 ka qenë fitorja e skuadrës kuqeblu të Nikolin Lekajt, ndërsa kanë shënuar një 3-golësh Doçi, në minutën e 9-të, në të 24-tën dhe në të 53-ën. Më pas, Muja shënon 4 gola, në minutat 33, 48, 65, 73.
Dhe golin e 8-të për shkodranet e ka firmosur Franja, 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Sot luhen ndeshjet e tjera të javës së 10-të, që është edhe e para e fazës së dytë.
Nërsa në mesjavë, më 28 shkurt dhe 2 mars, në Elbasan dhe Shkodër, kombëtarja e të rriturave do të ketë dy miqësore me Malin e Zi. Kurse Nën-19-vjeçaret, po me Malin e Zi, do të ndeshen më 1 mars 2017 në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 10-të
(24-25 shkurt 2017)
Të premten:
Akademia AAS – Vllaznia 0-8
Të shtunën:
The Door – Tirana AS ora 12:00
Dajti – Skënderbeu ora 12:00
Teuta – Apolonia ora 12:00
Juban Danja – Kinostudio ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Vllaznia 10 10 0 0 100-0 30
2. Apolonia 9 7 1 1 39-6 22
3. Kinostudio 9 6 1 2 64-11 19
4. Akademia AAS 10 5 1 4 33-31 16
5. Tirana AS 9 4 1 4 31-22 13
6. Juban Danja 9 4 1 4 23-35 13
7. Teuta 9 4 1 4 19-33 13
8. Skënderbeu 9 2 0 7 7-66 6
9. Dajti 9 1 0 8 7-42 3
10. The Door 9 0 0 9 7-85 0