AlbanianSport.com 24.02.2017 15:25
ASNN – Liga Ballkanike e basketbollit ka regjistruar në turin e saj të dytë një rast të paprecendent. Skuaddra e Karposh Sokolit 2000, me vendimin e trajnerit Dragan Nikoliç, edhe pse luante në fushën e vet është tërhequr nga loja, ndërsa kishin mbetur edhe dy minuta e 42 sekonda në mbarim të pjesës së 3-të.
Sipas informacionit që ka dhënë Liga Ballkanike nëpërmjet një komunikate për shtyp, Teodo kryesonte 60-61. Dhe në këtë moment, trajneri i Karposh Sokolit, Nikoliç, ka hyrë në fushën e lojës dhe i ka urdhëruar të tijtë të lënë ndeshjen. Drejtuesit e ndeshjes kanë shkuar më pas në dhomat e zhveshjesh të Karposh Sokolit.
Dhe, pas 10 minutash, komisari i ndeshjes ka marrë informacion nga trajneri se vendimi i klubit për t’u larguar nga fusha ishte kundër dëshirës së tij dhe lojtarëve. Dhe Liga Ballkanike pranon që ky vendim antisportiv është i papranueshëm dhe është dënuar me forcë, ndërsa Teodo e ka marrë ndeshjen në “tavolinë” 20-0.
Po kështu, Karposh Sokoli merr 0 pikë nga kjo ndeshje dhe është gjobitur me 5,000 euro. Dhe ndërkohë sipas të gjitha rregullave, Karposh Sokoli 2000 nuk do të rimbursohet për ato që ka dhënë.
BIBL 2016-2017
Liga Ballkanike
Basketboll – Meshkuj
Grupi C
Java e 3-të
(21-23 shkurt 2017)
Kozhuvi – Sutjeska Nikshiç 94-65
Beroe Stara-Zagora – MKK Feni Industries 66-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Beroe Stara-Zagora 5 4 1 432-393 9
- Kozhuvi 5 2 3 424-399 7
- MKK Feni Industries 5 2 3 376-374 7
- Sutjeska Nikshiç 5 2 3 359-425 7
Grupi D
Java e tretë
(22 shkurt 2017)
Kumanovo 2009 – Peja 80-76
Karposh Sokoli – Teodo 0-20 (në tavolinë)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 5 4 1 405-402 9
- Teodo 5 3 2 362-316 8
- Peja 5 2 3 410-398 7
- Karposh Sokoli 5 1 4 328-389 5