Gjergj Vyshka 24.02.2017 12:05
Ndërkohë këshilltari i presidentit të Federatës Botërore të Basketbollit, Lubomir Kotleba, ka qenë në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” të Elbasanit, “Ramazan Njala” të Durrësit dhe “Asllan Rusi” të Tiranës. Tre impiantet në të cilat asnjëherë nuk është vënë dorë seriozisht, vetëm të lyera për fasadë dhe më së shumti për mitingje politike e Partie.
Të paktën sipas burimeve të sigurta, për Elbasanin, i ndërtuar dhe përuruar në fundin e tetorit 1981, ka pranuar që është mirë, mbi të gjitha në pajisjet teknike. Problemi është parketi i dekompozuar. Për Durrësin e ka cilësuar si sallë të vogël, por që është në nivele të pranueshme.
E deri diku, atje ku kanë ardhur dhe gjobat më të mëdha për basketbollin, ka thënë mirë dhe për “Asllan Rusin”. Por ajo që mbetet, ndërsa Federata Shqiptare e Basketbollit ka mbushur dhe një formular prej 46 faqesh në prag të pjesëmarrjes në Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2019, FIBA ka bërë një sy “qorr” dhe një vesh “shurdh” dhe si për nder e ka kaluar dhe nuk e ka mbetur në “klasë” sallën sportive të Parkut Olimpik.
Kjo duhet t’i alarmojë të gjithë, sepse kështu nuk shtyhet…