Gjergj Vyshka 23.02.2017 17:05
Federata Shqiptare e Basketbollit e ka marrë shumë seriozisht festimin e 70-vjetorit të themelimit të saj, që është më prill. Dhe pikërisht për këtë qëllim dje i ka bërë thirrje të gjitha klubeve dhe shoqatave anëtare të saj që deri më 28 shkurt të sjellin listat e lojtarëve ndër vite.
Kjo si për meshkuj, ashtu dhe për femra, sepse Federata Shqiptare e Basketbollit do të bëjë dhe vlerësim të figurave të sportit të koshit në këtë festim të rëndësishëm. Madje Federata Shqiptare e Basketbollit ka kërkuar dhe ndihmën e gazetave dhe gazetarëve sportiv për shpërndarjen e këtij mesazhi për të gjitha klubet dhe shoqatat.
Sepse në 70 vjet jetë basketboll në Shqipëri është mbi të gjitha kontributi i lojtarëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve që kanë zhvilluar të gjitha veprimtaritë e të gjitha kategorive. Madje thirrja është dhe për ato ish-basketbollistë, të cilët nuk janë të angazhuar në asnjë klub e shoqatë.