AlbanianSport.com 23.02.2017 14:35
ASNN – Vllaznia ka bërë të vetën, për herë të 4-t radhazi, Kupën e Shqipërisë në futboll për femra, teksa pa shumë probleme ka likuiduar Apoloninë në “Elbasan Arena”. Ka qenë një përballje me një tablo, me shkodranet që sulmonin e fieraket që mbroheshin.
Edhe pse në 45 minutat e para Apolonia ia doli të mos pësojë gol, në të dytën dygolëshi i Doçit dhe goli i Jasharit i dhanë fitoren skuadrës shkodrane. Pas këtij triumfi, Vllaznia konfirmohet si superfuqia e futbollit shqiptar për femra.
“Ne si skuadër kemi punuar shumë dhe jemi vazhdimisht në punë për t’i fituar këto trofe, – tha në përfundim të ndeshjes trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka. – Sot (dje) fituam kupën, por këtë javë fillon edhe faza e dytë e kampionatit dhe jemi gati.”
“Në lidhje me Evropën dihet që është një objektiv madhor i yni dhe ne do bëjmë punën tonë duke u përgatitur vazhdimisht për të arritur një kualifikim në të ardhmen në këtë veprimtari”, – përfundoi trajneri i shkodraneve.
Kupa e Shqipërisë
Futboll – Femra
Libri i Artë i Fitueseve:
2009-2010 Tirana AS
2010-2011 Ada
2011-2012 Juban Danja
2012-2013 Juban Danja
2013-2014 Vllaznia
2014-2015 Vllaznia
2015-2016 Vllaznia
2016-2017 VLLAZNIA