Gjergj Vyshka 23.02.2017 08:45
Basketbollistja e Goga Basket, Igena Qypi, i ka thyer të gjitha pritshmëritë e rekordeve e sportit të koshit për femra. 100 pikë të realizuar nga ajo në fitoren më të thellë të kampionatit të Goga Basket, 133-25.
Përfundimet e pjesëve të lojës nuk kanë nevojë për koment, sepse kanë qenë të atilla që do të thotë se është luajtur në një zonë dhe në një kosh. 33-4 ka qenë e para për Goga Basket, 40-2 e dyta.
Dhe në pushim rezultati total 73-6 për skuadrën e drejtuar nga trajneri i ri Henri Moja. 28-4 e treta, 32-15 e fundit dhe në përfundim një fitore me 108 pikë diferencë për Goga Basket, që duket sikur ka bërë “trimëri” me skuadrën e vendit të fundit, Kamza Basket.
Një kundërshtar që, deri më tani, nuk ka regjistruar asnjë fitore. Sigurisht që, përtej kësaj, Qypit nuk i hiqet merita për pikët e shënuara, sepse tashmë është ajo rekordmenia e basketbollit të femrave në Shqipëri
Goga Basket – Kamza Basket 133-25
(33-4, 40-2, 28-4, 32-15)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(17, 18, 22 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Skënderbeu 85-58
Të shtunën:
Apolonia – Flamurtari 74-121
Vllaznia – Elbasani 80-71
Tirana pushim
Të mërkurën:
Goga Basket – Kamza Basket 133-25
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 11 10 1 1009-591 21
- Flamurtari 11 9 2 905-705 20
- Tirana 10 10 0 714-612 20
- Vllaznia 11 6 5 750-716 17
- Studenti 10 6 4 669-615 16
- Elbasani 11 3 8 791-836 14
- Skënderbeu 10 3 7 622-723 13
- Apolonia 11 1 10 659-959 12
- Kamza Basket 11 0 11 529-985 11