Gjergj Vyshka 22.02.2017 11:15
Pas një jave pushimi është rikthyer në parket Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj. Gjithçka ka ndodhur dje në mbrëmje, ndërsa në Pallatin e Sportit “26 shtatori” të Gjevgjelisë, Kozhuvi ka tronditur Sutjeksën e Nikshiçit. Maqedonasit kanë fituar 94-65 dhe kanë marrë përkohësisht vendin e dytë në grupin C.
Një ndeshje që është dominuar nga maqedonasit, të cilët kanë fituar pjesën e parë 27-21. Më pas të dytën 26-14 dhe në pushim kanë kryesuar 53-35. 27-8 ishte pjesa e 3-të po për maqedonasit, që kanë thelluar në 80-43. Dhe vetëm pjesa e 4-t në favor të malazezëve të Sutjeskës, 14-22, ka ngushtuar diferencën në 94-65 gjithnjë në favor të Kozhuvit.
Sot luhen ndeshjet e ditës së tretë të grupit D, kurse të enjten e mbyll këtë xhiro ndeshja e grupit C mes Beroe Stara-Zagorës dhe MKK Feni Industriers në një ditë pa kontributin e gjyqtarëve ndërkombëtar të basketbollit shqiptar për Ligën Ballkanike.
Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
(Basketboll – Meshkuj)
Grupi C
Java e 3-të
(21-23 shkurt 2017)
Të martën:
Kozuvi – Sutjeska Nikshiq 94-65
Të enjten:
Beroe Stara-Zagora – MKK Feni Industries ora 18:30
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Beroe Stara-Zagora 4 4 0 366-325 8
- Kozhuvi 5 2 3 424-399 7
- Sutjeska Nikshiç 5 2 3 359-425 7
- MKK Feni Induestries 4 1 3 308-308 5