Gjergj Vyshka 20.02.2017 13:15
Liridona Rexhaj, pingpongistja e Teutës, për të 3-tin vit radhaziështë fituesja e Kupës së Pavarësisë së Kosovës, një veprimtari kjo e përbashkët midis dy Federatave.
Kjo veprimtari, sipas informacionit që ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshaj, por dhe trajneri i Teutës në pingpong, Musa Tërniqi, është zhvilluar në Vushtri.
John Tufa për meshkuj është renditur mes 8-të më të mirëve, kurse Orjana Agolli u eliminua në gjysmëfinale.
Ndërkohë në këtë turne ka marrë pjesë dhe Gabriola Danglli, por ajo që ka shkëlqyer ishte Liridona Rexhaj.