AlbanianSport.com 20.02.2017 12:25
ASNN – Lushnja në volejboll për femra duket se e ka nxjerrë “jashtë loje” Vllazninë sa u përket pretendimeve për të qenë në 4 skuadrat e zonës së “play-off”-it final në luftën për titullin “kampion”.
Verdhejeshilet kanë fituar pastër 3-0, ndërsa kështu ndihen të qeta në “mesin e artë” të renditjes, teksa sezonin e ardhshëm duket se do të jenë një kundërshtar i vështirë për të gjithë.
Edhe tani Lushnja konsiderohet si pengesë që do shumë djersë për t’u kaluar. Duke mbetur tek ndeshja, Lushnja e ka pasur keq vetëm në setin e parë, të cilin e ka fituar në pikët e fundit 25-20.
Më pas ka shpërthyer në dy setet e tjera, 25-15 dhe 25-16, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi Vllaznisë së Sadie Gogos. Për lushnjaret është dalluar Xhyliu e Allkanjari, ndërsa 3-pikëshi i ka forcuar pozicionin në renditje kësaj skuadre me tradita në volejbollin e vajzave.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 9-të
(18-19 shkurt 2017)
Të shtunën:
Teuta – Skënderbeu 3-0
Elbasani – Tirana 0-3
Barleti Volej – Partizani 3-1
Të dielën:
Lushnja – Vllaznia 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 9 9 0 27-4 26
- Teuta 9 7 2 24-9 21
- Partizani 9 6 3 21-12 19
- Tirana 9 5 4 19-13 16
- Vllaznia 9 5 4 16-17 13
- Lushnja 9 3 6 12-20 8
- Skënderbeu 9 1 8 7-25 5
- Elbasani 9 0 9 1-27 0