Not / “Mimoza Cup 2017”, Shqipëria merr 14 medalje, spikat Baholli me 2

Share Button

Gjergj Vyshka 20.02.2017 11:35

Noti shqiptar ka kryer veprimtarinë e parë ndërkombëtare për vitin 2017, ndërsa bëhet fjalë për veprimtarinë e përvitshme që zhvillohet në Hercegnovi të Malit të Zi. Është fjala për “Mimoza Cup”, atje ku është konkurruar për fëmijë, apo quajtur ndryshe Kategoria B (për djem datëlindja 2002 dhe për vajza datëlindja 2004), si dhe për të rritur në kategorinë e hapur.

Sigurisht që në këtë kategori, jo se kanë munguar emrat e sportistëve, madje ndër ata që kanë qenë dhe pjesë e kombëtares në Botërorin e fundit që u zhvillua në Kanada, por se ende e kanë të vështirë për t’u ngjitur në podium. Që do të thotë se medaljet në këtë kategori kanë qenë të pakta. Më së shumti është dalluar Deni Baholli, i cili ka thyer rekordin kombëtar në 200 metra bretkosë.

Një rekord të cilin e mbante po vetë dhe që e kishte regjistruar në Kanada në dhjetor të vitit të kaluar; nga 2’22”42 në 2’20”72. Po përtej këtij rekordi Deni Baholli në këtë garë ka zënë vendin e dytë duke merituar medaljen e argjendtë me kohën 2’20”72. Baholli ka marrë 627 pikë FINA (Federata Botërore e Notit). Po kështu ka marrë dhe medaljen e bronztë, ndërsa në 100 metra bretkosë është në vendin e tretë me 1’05”80.

Po për të rritur medalje bronzi ka marrë dhe Frenc Berdaku i Teutës në 400 metra stil i lirë, ndërsa me kohën 4’09”91 është në vendin e 3-të. Dhe kategorinë e të rriturve me medalje e ka mbyllur Binald Mahmuti i Tiranës që në 200 metra “flutur” ka zënë vendin e 3-të me kohën 2’14”57 duke merituar njëkohësisht medaljen e bronztë

 

Turneu Ndërkombëtar i Notit

“Mimoza Cup 2017”

(Hercegnovi – Mali i Zi)

 

Rezultatet më të mira të notarëve shqiptarë

 

Të rritur

 

400 m stil i lirë           Frenc Berdaku (Teuta)        i treti    4’09”91

200 m flutur               Binald Mahmuti (Tirana)     i treti    2’14”57

200 m bretkosë         Deni Baholli (Te Stela)       i dyti    2’20”72

100 m bretkosë         Deni Baholli (Te Stela)       i treti    1’05”80

 

Kategoria B – Djem

 

50 m bretkosë           Kledi Kadiu (Teuta)            i dyti    32”09

200 m flutur               Junus Fuga (Te Stela)        i treti    2’33”27

100 m e përzier         Kledi Kadiu (Teuta)             i pari   1’03”30

50 m delfin                Junus Fuga (Te Stela)        i treti    29”45

50 m stil i lirë             Kledi Kadiu (Teuta)             i pari   25”44

100 m flutur               Junus Fuga (Te Stela)        i dyti    1’05”14

100 m stil i lirë           Kledi Kadiu (Teuta)             i treti    55”38

 

Kategoria B – Vajza

 

50 m bretkosë           Sonia Kapedani (Te Stela) e treta 39”63

200 m e përzier         Sonia Kapedani (Te Stela) e treta 2’40”48

200 m bretkosë         Sonia Kapedani (Te Stela) e dyta 2’59”70

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh