Gjergj Vyshka 19.02.2017 16:25
Dje në mesditë, në Vila “Lule” në Durrës, Federata Shqiptare e Qitjes ka zhvilluar Asamblenë e saj Zgjedhore, atje ku, në unanimitet të plotë, është konfirmuar në pozicionin e presidentit Stefan Rrufa.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë 10 shoqata e klube anëtare të Federatës Shqiptare të Qitjes, ndërsa kanë qenë të pranishëm presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit e Sportit, Vladimir Gjonaj.
Anëtarë të kryesisë janë zgjedhur Abedin Kovaçi, Besnik Gjevori, Dhimitraq Tirka, Shpëtim Hadroj, Auron Lani dhe Shpëtim Bistika.