AlbanianSport.com 19.02.2017 11:05
ASNN – Flamurtari në basketboll për meshkuj po shkon gjithnjë e më shumë drejt rënies në Kategorinë e Parë, pasi dje ka regjistruar humbjen e radhës në kampionat, ndërsa është mundur nga Kamza Basket 45-77 në Vlorë.
Vlonjatët kanë treguar dhe një herë se nuk i kanë cilësitë dhe forcën e duhur për të qëndruar në grupin e më të mirëve të basketbollit shqiptar. Kanë bërë rezistencë deri në 5 minutat e para.
Sepse, më pas Kamza Basket nuk e ka pasur aspak të vështirë për të fituar. Është dalluar Ergys Muhametaj tek Kamza Basket, i cili vetëm 18-vjeçar ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë.
Flamurtari – Kamza Basket 45-77
(13-21, 14-20, 6-21, 12-15)
Flamurtari: Todi, Lilaj, Kollovi, Bacaj, Sotiri / Toska, Mëhilli, Nuredini, Dede, Licaj, Kasimi. Trajner: V. Birçaj
Kamza Basket: Laçi, E. Muhametaj, Çelaj, G. Muhametaj, Vaqarri / Koçishta, Oruçi, Dedaj, Qeleshi, Birçaj. Trajner: A. Muhametaj
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), E. Gjoni, F. Jaçe (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 13-të
(17-18 shkurt 2017)
Të premten:
Vllaznia – Ardhmëria Basket 67-57
Tirana – Teuta 106-58
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket 45-77
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 13 12 1 1237-853 25
- Teuta 13 9 4 1003-906 22
- Vllaznia 13 8 5 1009-877 21
- Kamza Basket 13 7 6 1008-1037 20
- Ardhmëria Basket 13 3 8 846-853 16
- Flamurtari 13 0 13 638-1216 13