AlbanianSport.com 19.02.2017 07:45
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur të shtunën të 4 sfidat e javës së tij të 12-të, ndërsa Erzeni, për efekt kalendari, ishte pushim. Kështu, Vllaznia dhe Partizani i dhuruan publikut shkodran një ndeshje shumë cilësore. Partizani, kryesues i tabelës së renditjes, nuk e ka pasur aspak të lehtë të kalojë pengesën “Vllaznia” mbrëmë në Shkodër, por sidoqoftë, ka fituar 3-1.
Ndërkaq, Skënderbeu, në volejboll për meshkuj, ka shënuar humbjen e radhës në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës. Humbja e djeshme ishte me Farka Volej, ekip që nuk e diskutoi fitoren e pastër 3-0 brenda në Korçë. Madje ajo që është për t’u theksuar është se ky takim nuk ka zgjatur më shumë se një orë. Skënderbeun vijon të endet në fundin e tabelës, ndërsa miqtë nga kryeqyteti konsolidojnë vendin e dytë.
Në takimet e tjera, Studenti e ka mundur pa shumë probleme Elbasanin në volejboll për meshkuj, duke e mbyllur shumë shpejt lojën në tre sete. Ndërkohë, pas dy humbjeve, 0-3 me Partizanin dhe 1-3 me Farka Volejin, Tirana u është rikthyer fitoreve në kampionat. Ka mundur Teutën 3-0, skuadër të cilën tashmë çdo kundërshtar e ka bërë “tabelë qitjeje”, sepse i tillë është niveli i djemve të volejbollit durrsak.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 12-të
(18 shkurt 2017)
Skënderbeu – Farka Volej 0-3
Elbasani – Studenti 0-3
Tirana – Teuta 3-0
Vllaznia – Partizani 1-3
Erzeni pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 11 11 0 33-3 33
- Farka Volej 11 9 2 29-10 27
- Studenti 11 8 3 24-16 22
- Tirana 11 6 5 22-17 18
- Vllaznia 10 5 5 21-17 17
- Erzeni 10 5 5 21-17 16
- Skënderbeu 11 2 9 6-29 6
- Elbasani 10 1 9 7-29 3
- Teuta 11 1 10 6-32 2