Një ndeshje me dy pamje mund të konsiderohet ajo mes Vllaznisë dhe Ardhmërisë Basket, që është luajtur mbrëmë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ndeshja e mbrëmshme, të paktën nga deklaratat e kampit kuqeblu, nuk konsiderohej e vështirë. Por në fakt gjërat në fushë ishin krejtësisht ndryshe, ndërsa takimi i djeshëm ka vlejtur për një kolaudim të skuadrës.
Sepse të 3 amerikanët ende nuk janë atje ku duan shkodranët. Kjo ka qenë arsyeja që Gjeçaj i ka lëshuar në fushë nga minuta e parë përkrah Hamatit dhe të riut Daniel Lekndreaj. Megjithatë, parë dhe nga pikët e shënuara, 6 Frilavi, dy Palmeri dhe zero Xheksoni, flasin qartë se ato nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar. Përsa i përket ecurisë së lojës duhet thënë se Vllaznia nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren e ndeshjes.
Me epërsinë e krijuar në dy pjesët e para, të cilat i fitoi përkatësisht 21-13 dhe 19-15, Vllaznia e mbylli pjesën e parë në epërsi 40-28. Edhe pjesa e tretë fitohet nga vendësit 16-15, ndërsa në të 4-tën shfaqen miqtë e drejtuar nga ish-basketbollisti shkodran, Afrim Bilali, tanimë në rolin e trajnerit. Ata kanë fituar 10-minutëshin e fundit 14-11, por suksesi i ka takuar Vllaznisë, 67-57.
Vllaznia – Ardhmëria Basket 67-57
(21-13, 19-15, 16-15, 11-14)
Vllaznia: Hamati, Frilav, Xhekson, Palmer, Da. Lekndreaj / Berdica, Ndoja, Gjonaj, Bekteshi, Do. Lekdreaj, Arra, Rakaj. Trajner: B. Gjeçaj
Ardhmëria Basket: Shahini, Mara, Hoxha, Sukaj, Beqo / Shushku, Ferra, Huqi. Trajner: A. Bilali
Gjyqtarë: G. Hoxha, O. Kasmi, A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 13-të
(17-18 shkurt 2017)
Të premten:
Vllaznia – Ardhmëria Basket 67-57
Tirana – Teuta 106-58
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 17:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 13 12 1 1237-853 25
- Teuta 13 9 4 1003-906 22
- Vllaznia 13 8 5 1009-877 21
- Kamza Basket 12 6 6 931-992 18
- Ardhmëria Basket 13 3 8 846-853 16
- Flamurtari 12 0 12 593-1139 12