Gjergj Vyshka 18.02.2017 19:35
Sporti i “dorezave” humbet një nga figurat e saj më të mëdha i nderuar me shumë tituj e dekorata deri në “Mirënjohje” për atë që ka dhënë.
Todi Janku numëron 82 ndeshje, 6 ndërkombëtare, prej të cilave 80 i ka fituar përpara kohe me “nokaut”, kurse dy të tjera i ka me pikë.
Ndërkohë për të janë shkruar shumë në “Kalendarin Enciklopedik”, “Fjalorin Enciklopedik”, “Visaret e sportit shqiptar”, “Më të mëdhenjtë e sportit shqiptar”, “Homazhe për artistë e sportistë shqiptar”, “Historia e boksit shqiptar” në dy vëllime.
Autorë të ndryshëm si Aristidh Plaka, Ibrahim Xhama, Ismet Bellova, Lluka Heqimi, Kastriot Ahmati, Rexhep Demetja dhe Et’hem Ibrahimi e kanë pasur në librat e tyre këtë ikonë të boksit shqiptar.