Atletikë / Stërmasi: Rivalet synuan ta ndalin Luizën, vendosën 400 m e fundit

Share Button

Gjergj Vyshka 18.02.2017 17:05

Luiza Gega ka thyer të premten rekordin kombëtar të sallave të mbyllura në 1,500 metra, i cili njëkohësisht është edhe rekord për Ballkanin, nga 4 minuta, 6 sekonda e 89 të qindtat, në 4 minuta, 6 sekonda e 66 të qindtat. Sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, kundërshtarët në garën e Stambollit kanë qenë shumë të forta. “Mos harroni, – thotë Stërmasi, – që vendi i tretë, Jasemin Xhan, është kampione në fuqi e Evropës në garat e 5,000 dhe 10,000 metrave, si dhe e para në “Kros Kauntri” në Itali.”

“Ndërkohë vendi i dytë, Merijem Akdak, është e 5-ta në Evropian në 3,000 metra me pengesa, si dhe e dyta në “Kros Kauntri”, – ka vijuar trajneri i Gegës. – Kurse atletja që ka dalë e 4-ta, ishte e 3-ta në Evropian pas Luiza Gegës në 3,000 metra me pengesa. Jam i gëzuar me kohën e arritur, ndonëse u vrapua jo aq mirë sa prisja. Turket nuk po e linin Gegën që të merrte kryesimin, dhe u rreshtuan në korsinë e parë dhe të dytë deri në 1,100 metra.”

“Dhe vetëm aty ju dha mundësia për të shpërthyer dhe për të treguar më të mirën, – ka shpjeguar Stërmasi. – Por, qëndrimi pas tyre, e uli ritmin për më shumë se 2-3 sekonda. Megjithatë ishte e para në finish me kohën 4’06”66”.” Ndërkohë në përfundim të mitingut të Stambollit, Gega i është nënshtruar dhe kontrollin antidoping, ndërsa në Iten të Kenias, atje ku ka bërë dhe periudhën përgatitore, i ka pasur me shumicë. Sidoqoftë, vendi i parë në Stamboll, dy rekorde kombëtare brenda një jave, konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të së voglës së artë të atletikës shqiptare.

 

Mitingu Ndërkombëtar i Atletikës

në Salla të Mbyllura – Stamboll 2017

 

Rezultatet teknike të garës së 1,500 metrave

 

Nr.       Atletja / Vendi                                   Koha

1)       LUIZA GEGA (SHQIPËRI)             4’06”66

2)       Meriem Akdak (Turqi)                      4’09”95

3)       Jasemin Xhan (Turqi)                     4’11”54

4)       Ozlem Kaja (Turqi)                           4’12”55

5)       Siham Hilali (Marok)                        4’13”29

6)       Emine Hatun Tuna (Turqi)             4’17”16

7)       Damla Çelik (Turqi)                         4’44”06

8)       Tamara Tverdostup (Ukrainë)        s’e mbaroi garën

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh