Gjergj Vyshka 18.02.2017 11:15
Përcjellja për në banesën e fundit të Todi Jankut, legjendës së boksit shqiptar, do të bëhet pa homazhe. Ndryshe nga çfarë ka ndodhur me figura të tjera të mëdha të sportit shqiptar, madje rasti i fundit ka qenë për peshëngritësin Ymer Pampuri, për Todi Jankun është kërkuar nga familjarët përcjellja për në banesën e fundit nga shtëpia.
Për atë çfarë ka dhënë në ringun shqiptar, atij i janë vënë epitete të ndryshme të tilla si: “I pamposhturi i ringut”, “Ekzemplari, “Xhon Foreman dhe Todi Janku, dy “nokaut”-uesit e mëdhenj në boks, në caqet e legjendës”, “Kampioni Unikal”, “Më i madhi i të gjitha kohërave”, “Tajsoni shqiptar”, “Mbreti i dorezave shqiptare” e “Mbreti i boksit shqiptar”.
E kështu do të ndodhë, ndërsa varrimi i legjendës së boksit shqiptar do të bëhet në ora 12:00. Redaksian e AlbanianSport.com i shpreh ngushëllimet familjes Janku dhe të gjithë komunitetit të boksit shqiptar për këtë humbje të madhe. Një legjendë i rrallë në llojin e tij e që nuk vjen më.