AlbanianSport.com 17.02.2017 14:35
ASNN – Pas një “gjumi letargjik dimëror”, rikthehet futbolli me sfidat e turit të 16-shes së Kupës së Kosovës, me përballjet që do të zhvillohen në fundjavë. Kampionia në fuqi e Kosovës, Feronikeli, do të përballet me Llapin.
Për vendasit mund të thuhet se nuk e nisi mirë gjysmën e parë të sezonit, por e njëjta nuk vlen për llapjanët, të cilët gjysmësezonin e parë e përfunduan si “nënkampionë dimri”, me 3 pikë më pak se kryesuesja, Trepça ’89.
Ndeshjet tjera që janë në program gjatë ditës së shtunë janë Ferizaj-Gjilani, Hajvalia-Trepça ’89, ndërsa Drenica pret KEK-un. Ndeshja kryesore e këtij turi që zhvillohet të dielën është padyshim ajo ndërmjet Besës dhe Dritës.
Në takimet tjera, fituesja e Kupës vitin që shkoi, Prishtina, do të ketë punë paksa më të lehtë edhe pse luan në shtëpi të Vëllaznimit në Gjakovë, Liria e pret skuadrën modeste të Bashkimit të Koretit, ndërsa kampionia e Ligës së Parë, Flamurtari, pret Trepçën në kryeqytet.