AlbanianSport.com 13.11.2014 13:25
ASNN – Romela Begaj është shpallur kampione bote në peshëngritje, por vetëm në një stil. Peshëngritësja shqiptare ka marrë medaljen e artë në stilin e shkëputjes duke ngritur 113 kg, e duke lënë në vendin e dytë peshëngritësen e Kazakistanit, Karina Goriçeve, e cila arriti të njëjtin rezultat, por për peshë trupore më të lehtë, Begaj u ngjit në shkallën e parë të podiumit.
Ky është një tjetër rezultat historik për peshëngritjen dhe sportin shqiptar, sepse për herë të parë një sportiste shqiptare shpallet kampione bote. Ndërsa të gjithë prisnin një sukses të trefishtë, ashtu si Daniel Godelli një ditë më parë, që mori tre medalje, dy ari e një argjendi, nuk ka ndodhur kështu për Begaj në stilin e shtytjes.
Në konkurrimin në peshën 63 kg, në baterinë A, peshëngritësja shqiptare në shtytje ka ngritur 132 kg, duke u pozicionuar në vendin e 9-të, dhe me 245 kg në dygarësh u rendit e shtata. Kështu deri tani, Shqipëria ka marrë tre medalje ari dhe një argjendi në konkurrimin në kampionatin botëror të peshëngritjes që po zhvilliohet në Almati të Kazakistanit.