Gjergj Vyshka 16.02.2017 13:45
Suela Mëhilli e ka nisur keq Kampionatin Botëror të Skive, që është duke u zhvilluar në St. Moritz të Zvicrës. Në Sllallomin gjigant Mëhilli nuk ka mundur të përfundojë turin e dytë dhe për rrjedhojë është skualifikuar.
Në të njëjtën disiplinë do të jetë sot, sikurse do të jenë në garë tashmë për meshkuj, po për Sllallomin gjigant, Erion Tola, Marsel Biçoku dhe Vasil Veriga. E më pas të 4 do të kenë dhe garën në disiplinën e sllallomit.
Por deri më tani asgjë për t’u shënuar në këtë pjesëmarrje në Botërorin zviceran të skive, ndonëse kërkohet kapja e normës për në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjeonçeng 2018”.