Gjergj Vyshka 16.02.2017 08:45
Në Erzurum të Turqisë janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike Rinore Evropiane dimërore dhe në të përfaqësohet dhe Shqipëria. Është zgjedhur disiplina e skive, atje ku Shqipëria përfaqësohet me Lavdërim Hajredinin dhe Matieu Kacon, të cilët shoqërohen nga trajneri Ervin Rrota.
Madje në ceremoninë e hapjes së kësaj veprimtarie të premten e kaluar ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, sikurse është dhe Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello.
Ndërkohë Hajredini dhe Kaco kanë konkurruar dje në sllallomin gjigant, por nuk kanë mundur ta përfundojnë garë, ndërsa janë skualifikuar që në turin e parë. Tashmë është radha e pjesëmarrjes në sllallom, por të pakta duken shanset për rezultate të mira.