Gjergj Vyshka 16.02.2017 07:55
Volejbolli shqiptar ka bërë zyrtare dje fazën finale të Kupës së Shqipërisë, e cila si përfemra, ashtu dhe për meshkuj, do të zhvillohet në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Nisur dhe nga marrëveshja 3-vjeçare me Televizionin Shqiptar, atëherë e gjithë kjo Kupë e Shqipërisë në volejboll, që është veprimtaria e dytë më i rëndësishëm i sezonit, edhe duke u luajtur në mesjavë, i ka të gjitha shanset që të vijë në një transmetim direkt për taksapaguesit shqiptar.
Kupa e Shqipërisë ka hyrë në mes të kampionatit e të fazës së dytë, ashtu sikurse ka ndodhur dhe vjet, ndërsa 3 dhe 4 marsi 2017 në kalendar është lënë pushim për këtë qëllim.
Madje ndryshe nga sezoni i kaluar, teksa femrat kanë qenë në Tiranë dhe meshkujt në Shkodër, këtë herë gjithçka është përqendruar në impiantin më të madh të kryeqytet duke shfrytëzuar dhe mundësinë që në basketboll ekipet që luajnë në “Asllan Rusi” janë të gjitha në ndeshjet në fushë të huaj.
Pra asnjë përplasje me basketbollin, gjithçka brenda rregullave dhe me mundësinë ideale për të ardhur në ekran. E kështu Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra merr rëndësi më të madhe.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
Gjysmëfinalet:
(1 mars 2017)
1) Tirana – Teuta ora 16:00
2) Barleti Volej – Partizani ora 18:00
Finalja:
(3 mars 2017)
Fituesja 1 – Fituesja 2 ora 16:00
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës finale:
Gjysmëfinalet:
(2 mars 2017)
1) Partizani – Erzeni ora 16:00
2) Vllaznia – Farka Volej ora 18:00
Finalja
(3 mars 2017)
Fituesja 1 – Fituesja 2 ora 18:00