Gjergj Vyshka 15.02.2017 15:15
Në rregullin që ekziston për veprimtaritë me sistem grumbullimi, siç ishte Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Paratërejat, është që lojtaret të cilat regjistrohen në ditën e parë, me të njëjtat numra fanelle, ato luajnë deri në fund. “Është fjala, – thotë trajneri i Vlora Volejit, Agron Sako, – për Kirin, Qershia dhe Dodanin, të cilat më pas kanë luajtur në ditën e dytë me paratërejat. Një lojtare nuk mund të jetë një ditë tek të rriturat dhe ditën tjetër tek paratërejat, pavarësisht se duke pasur moshën dhe u lejohen.”
“Kjo është të tallesh me fëmijët dhe t’i bësh padrejtësi atyre që ke kundërshtar, – ka vijuar ai. – Sepse të 3 lojtaret janë regjistruar në ndeshjen ndaj Barletit Volej pa licencë duke qenë se ishin tek të rriturat në Shkodër. Kjo nuk ka sens për veprimtarinë që ne bëjmë”. Por në fakt presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, është munduar ta sqarojë Sakon duke i sjellë shembullin e Erblina Bicit, e cila u regjistrua me të gjithë kombëtaren në veprimtarinë që në fund të vitit u zhvillua në Luksemburg.
“Por ama, – thotë Pëllumbi, – nuk erdhi në ditën e parë, erdhi në të dytën”. E megjithatë kjo situatë, duke mbetur në qëllimin e fortë brenda vetes për të qenë triumfatore, nuk është normale që t’i regjistrosh me paratërejat e më pas licencat i ke paraqitur me të rriturat sepse duhet të plotësosh 12-shen përballë Skënderbeun. Ndodh me volejbollin shqiptar, ndaj trajneri i Vlora Volejit, Agron Sako, por dhe ai i Pogradecit, Llazi Kërxhalli, janë skuadra që tashmë e kanë kaluar fazën e grupeve, ngrejnë zërin.
Ngrenë zërin për këto padrejtësi që bëhen në kurriz të fëmijëve, të cilat Federata Shqiptare e Volejbollit duket se kërkon t’i kalojë në heshtje. E duke pritur që të ketë dhe një farë reagimi nga institucioni më i lartë i volejbolli shqiptar, në grupin A dhe B të paratërejave janë kualifikuar Vllaznia, Vlora Volej, Partizani dhe Elbasani. Por ajo që mbetet është se dhe ky aktivitet nuk i shpëtoi polemikave, kurse endja sa andej-këndej për të bërë ndeshjet nuk është serioze për veprimtarinë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Paratëreja
Grupi A
Dita e parë
(11 shkurt 2017)
Tirana 1 – Besëlidhja 2-0
Barleti Volej – Vllaznia 0-2
Besëlidhja – Barleti Volej 2-0
Vlora Volej – Tirana 1 2-1
Barleti Volej – Vlora Volej 0-2
Dita e dytë
(12 shkurt 2017)
Vllaznia – Besëlidhja 2-0
Vlora Volej – Vllaznia 0-2
Tirana 1 – Barleti Volej 2-0
Vllaznia – Tirana 1 2-1
Besëlidhja – Vlora Volej 0-2
Renditja përfundimtare
Nr. Skuadra Pikë Setet
- Vllaznia 8 (8-1)
- Vlora Volej 6 (6-3)
- Tirana 1 6 (6-4)
- Besëlidhja 2 (2-6)
- Barleti Volej 0 (0-8)
Grupi B
Dita e parë
(11 shkurt 2017)
Partizani – Elbasani 1-2
Tirana 2 – Duka Volej 2-0
Elbasani – Tirana 2 1-2
Mirdita – Partizani 0-2
Tirana 2 – Partizani 0-2
Dita e dytë
(12 shkurt 2017)
Duka Volej – Elbasani 0-2
Mirdita – Duka Volej 2-0
Mirdita – Tirana 2 1-2
Duka Volej – Partizani 0-2
Elbasani – Mirdita 2-0
Renditja përfundimtare
Nr. Skuadra Pikë Setet
- Partizani 7 (7-2)
- Elbasani 7 (7-3)
- Tirana 6 (6-4)
- Mirdita 3 (3-6)
- Duka Volej 0 (0-8)
Grupi C
Dita e parë
(4 shkurt 2017)
Divjaka – Apolonia 2-0
Flamurtari 1 – Flamurtari 2 2-0
Apolonia – Flamurtari 1 0-2
Himara – Divjaka 2-0
Flamurtari 1 – Himara 2-0
Dita e dytë
(5 shkurt 2017)
Flamurtari 2 – Apolonia 2 2-0
Himara – Flamurtari 2 2-0
Divjaka – Flamurtari 1 0-2
Flamurtari 2 – Divjaka 0-2
Apolonia 2 – Himara 0-2
Renditja përfundimtare
Nr. Skuadra Pikë Setet
- Flamurtari 1 8 8-0
- Himara 6 6-2
- Divjaka 4 4-4
- Flamurtari 2 2 2-6
- Apolonia 0 0-8
Grupi D
Dita e parë
(4 shkurt 2017)
MSD – Kuçova 2-1
Apolonia 1 – Pogradeci 1-2
Kuçova – Apolonia 1 2-0
Skënderbeu – MSD 0-2
Apolonia 1 – Skënderbeu 0-2
Dita e dytë
(5 shkurt 2017)
Pogradeci – Kuçova 2-0
Skënderbeu – Pogradeci 2-0
MSD – Apolonia 1 2-0
Pogradeci – MSD 2-0
Kuçova – Skënderbeu 2-0
Renditja përfundimtare
Nr. Skuadra Pikë Setet
- Skënderbeu 6 6-2
- Pogradeci 6 6-3
- Kuçova 5 5-4
- Mjeshtëria Sportive Durrës 4 4-5
- Apolonia 1 1 1-8