Basketboll – Meshkuj / Shima: SIGAL-i ishte matësi i nivelit të lojës sonë

Share Button

Gjergj Vyshka 14.02.2017 14:35

Gerti Shima, shënuesi i 25 pikëve në ndeshjen e djeshme ndaj SIGAL Prishtinës, por në të njëjtën kohë dhe kapiteni i Tiranës, ka treguar për “Sport Ekspres” se miqësorja me ekipin nga Kosova ka qenë një matës i mirë i nivelit të bardhebluve. Dhe për Shimën, kjo humbje nuk e ul aspak moralin e Tiranës, e cila të premten ka ndeshjen e radhës në “Fahrie Hoti” ndaj Teutës. Sikurse nuk ishte vetëkënaqësi pas fitores me 58 pikë diferencë ndaj Kamza Basket. Dhe Shima shpreson i gjithë ekipi të vijë në formën e vet më të mirë.

“Po flasim për një skuadër me një buxhet rreth 40 mijë euro në muaj, – ka thënë ai gjatë një prononcimi për “Sport Ekspres” në përfundim të miqësores me SIGAL Prishtinën. Është normale kjo diferencë. U munduam të bënim një lojë të mirë, sepse nuk jemi më në Ligën Ballkanike. Në kampionat, përveç Vllaznisë, nuk besoj se do të ketë ndonjë rival të fortë të denjë që të përballet me ne. Kjo ishte një ndeshje që vlejti për ekipin për t’u përgatitur për në vazhdimësinë e sezonit.”

“Nuk ndikon fare kjo humbje duke pasur parasysh që dy lojtarët tanë të huaj nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë fizike për shkak të dëmtimeve, – ka theksuar lojtari i Kombëtares kuqezi të koshit. – Por kjo miqësore na shërbeu për të parë ku është realisht niveli i Tiranës. SIGAL Prishtina dihet. Është dy herë radhazi kampione e Ligës Ballkanike dhe kanë një buxhet katërfishin tonë. Ne në kampionat i kemi objektivat tona për të shkuar deri në fundin e çdo trofeu.”

“Nuk mund të them që fitorja me Kamzën ishte një vetëkënaqësi. Por që ky është niveli i kampionatit tonë. Unë do të mundohem, së bashku me Hysenagollin, të japim gjithmonë maksimumin për Tiranën. Që do të thotë se do të bëjmë më të mirën tonë. Kemi mbështetjen e gjithë ekipit. Besoj se edhe lojtarët e tjerë në momentin e duhur do të gjejnë formën e vetë dhe do të kemi një lojë të mirë. E kjo jo vetëm nga Shima dhe Hysenagolli, por dhe nga i gjithë ekipi”, – ka përfunduar Gerti Shima.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh