AlbanianSport.com 14.02.2017 13:45
ASNN – Nënkampionia shqiptare e Evropës në 3,000 metra me pengesa, Luiza Gega, do të rikthehet sonte në garën e saj origjinale, teksa do të zbresë në pistën e 1,500 metrave në mitingun ndërkombëtar të Ostravës në Republikën Çeke.
Kjo garë e atletes shqiptare vjen vetëm pak ditë, pasi ajo ka marrë një medalje të bronztë në një miting në Francë, aty ku ka thyer edhe rekordin 21-vjeçar të Anila Kasatit në 3,000 metra në salla të mbyllura.
Kështu, vetëm pak ditë pasi ka marrë një medalje të bronztë në Francë, aty ku ka thyer edhe rekordin 21-vjeçar të Anila Kasatit në 3,000 metra në salla të mbyllura, atletja Luiza Gega po bëhet gati për një tjetër garë ndërkombëtare.
Dhe sonte, nënkampionia shqiptare e Evropës në 3,000 metra me pengesa, do të rikthehet në garën e saj origjinale, teksa do të zbresë në pistën e 1,500 metrave në mitingun ndërkombëtar të Ostravës në Republikën Çeke.
Në fakt, këto gara janë pjesë e një programi përshtatjeje të atletes shqiptare, e cila vjen pas një periudhe stërvitore intensive disajavore në Kenia, dhe vështrimin e ka hedhur drejt Kampionatit Ballkanik, por edhe atij Evropian në Salla të Mbyllura, veprimtari këto që do të zhvillohen të dyja në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Sa i përket garës së sotme, gjithçka do të varet nga niveli i konkurrencës, teksa për trajnerin e Gegës, Taulant Stërmasin, nuk është edhe aq i rëndësishëm podiumi, sesa ardhja e sportistes së saj në formën optimale për dy veprimtaritë e rëndësishme, atë rajonale dhe atë kontinentale.