Gjergj Vyshka 14.02.2017 10:25
Luiza Gega është bërë fituese e medaljes së argjendtë në Universiadën e Kazanit më 2013-ën. Ka ndodhur kështu, sepse medalistja e artë Ekaterina Sharmina ka dalë me doping.
Dhe në këto kushte, fituese e medaljes së artë është rusja tjetër Elena Korobkina, kurse Luiza Gega, asokohe me rezultatin 4 minuta, 8 sekonda e 71 të qindtat në 1500 metra, është fituese e medaljes së argjendtë.
Është rasti i tretë, pas Briken Caljes, nga i 6-ti, në të 4-tin në “Rio 2016” dhe Endri Karinës në peshëngritje në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, që tashmë është i 7-ti, që sportistët shqiptar përmirësojnë rezultatet e veta.