Gjergj Vyshka 13.02.2017 18:45
Petrit Baba është rikonfirmuar si president i Federatës Shqiptare të Karatesë në zgjedhjet që janë zhvilluar dje.
Në këtë asamble zgjedhore kanë qenë të pranishëm drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, përgjegjësi i sportit elitar në këtë Ministri, Arjan Konomi, si dhe Erald Dervishi si i dërguari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Baba ka fituar përballë Ilir Banushit, ndërsa anëtarë të Komitetit Drejtues janë zgjedhur Rezart Spahia, Luftar Kurti, Ramazan Zelia dhe Florian Muça.
Po kështu, në postin e Sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Karatesë është rikonfirmuar Erikela Ismailgeci.