Gjergj Vyshka 13.02.2017 08:50
Gara edhe sivjet nuk i ka shpëtuar polemikave, këtë herë në 8 kilometra të rritura, ndërsa është skualifikuar Besiana Gega.
Tirana është “kampionia” e krosit kombëtar për vitin 2017, ndërsa në veprimtarinë e dytë të vitit 2017 për atletikën shqiptare ka përsëritur suksesin e një viti më parë.
Bardheblutë e kryetrajnerit Granit Skënderi, apo dhe trajnerit Rei Gjerazi, jo vetëm që kanë dalë fitues si ekip, por si individë.
Sepse në katër kilometra Ejona Cufe, në 6 kilometra Marko Sefgjini dhe në 8 kilometra Deborah Keçi janë ngjitur në podium duke marrë vendin e parë si individ.
Në 10 kilometra për të rritur, pavarësisht se ka fituar i zakonshmi Ilir Këllezi, sërisht Tirana është fituese si ekip.
Krosi Kombëtar i Atletikës 2017
Rezultatet teknike:
4 kilometra – Të Reja:
1) Ejona Cufe (Tirana) 15’45”43
Si ekip: Tirana 8 pikë
6 kilometra – Të Rinj:
1) Marko Sefgjini (Tirana) 21’36”25
Si ekip: Tirana 8 pikë
8 kilometra – Të Rritura:
1) Deborah Keçi (Tirana) 36’23”00
Si ekip: Tirana 13 pikë
10 kilometra – Të Rritur:
1) Ilir Këllezi (Skënderbeu) 32’14”40
Si ekip: Tirana 10 pikë