Volejbollistet shkodrane, të drejtuara nga trajnerja e tyre Sadie Gogo, kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Skënderbeun. Referuar kronikës së lojës duhet thënë se pas fitoreve të dy seteve të para, përkatësisht 25-15 dhe 25-20, seti i tretë ka rezervuar emocionet më të shumta.
Kjo për faktin se mikeshat nga Korça e përmirësuan shumë lojën e tyre, madje duke qenë edhe në epërsi dhe fare pranë fitores në pikët e fundit të këtij seti. Por, pikërisht në çastet më vendimtare, volejbollistet shkodrane u treguan më të kujdesshme duke mbyllur gjithçka në fitim të tyre.
Fituan setin e tretë 27-25 dhe të gjithë ndeshjen 3-0. Pas ndeshjes, në një prononcim për “Sport Ekspres”, trajnerja shkodrane Sadie Gogo theksoi se këtë fitore e shijon me një gëzim të dyfishtë për faktin se dje është bërë gjyshe.
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
(25-15, 25-20, 27-25)
Vllaznia: Petëza, Sh.Molla, Picaku, Koçeku, Zhivani, Qershia, A. Molla / Vistaraj, Kiri, Dodani, Qulaj, Gjethinaj. Trajnere S. Gogo
Skënderbeu: Shahu, Grabocka, Beshiri, Demiraj, Dallas, Mujo, Busho / Nastazi, Jatagani, Xhevati, Hasaj. Trajnere T. Marash
Gjyqtarë: R. Omari, E. Preka (Tiranë)