Gjergj Vyshka 12.02.2017 14:35
Ndeshja Partizani-Elbasani më së shumti bëhej interesante për faktin e qenies së organizatores brazilian Melisa Romano Ortega. Për t’u evidentuar është fakti se ka munguar trajneri Roland Tarja, ndërsa skuadra është drejtuar nga Marsela Çollaku e Ilir Thanasi. Partizani nuk e ka pasur të vështirë, ndonëse i ka rënduar situatat vetë prej së cilës Elbasani ka përfituar për të shënuar disa pikë dhe vetëm kaq.
25-17, 25-12 dhe 25-20 dhe në një orë e 5 minuta 3-0 për Partizanin. Shënuesja më e mirë e ndeshjes ishte Esmeralda Tuci e Partizanit, me 15 pikë, e ndjekur nga Meçorapoj e Partizanit, me 12 pikë, dhe Matraku po e Partizanit, me 9 pikë. Në bllok ka dalë fituese Tuci i Partizanit dhe Poroçni i Elbasanit, me një mur rezultativ.
Kurse në shërbim, Matraku i Partizanit me 6 rezultative. Në total, në 3 sete, Partizani ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 62 pikë vetë, kurse 13 pikë kanë ardhur nga gabimet e Elbasanit. Në anën tjetër, në 3 sete, Elbasani kishte 51 pikë në total, prej të cilave 31 pikë vetë, kurse 20 pikë, që shkojnë mesatarisht 7, janë të falura nga Partizani. E megjithatë Partizani, si për meshkuj, ashtu dhe për femra, pa u sforcuar ia ka dalë të fitojë 3-0.
Partizani – Elbasani 3-0
(25-17, 25-12, 25-20)
Partizani: Tuci, Matraku, Reka, Ortega, Pirra, Meçorapoj, Shehu (L) / Xhaferraj, Shera (L). Trajnerë: M. Çollaku / I. Thanasi
Elbasani: Garunja, Zhorda, Shadini, Poroçani, Bello (L), Cerriku, Kokuja / Beshiri, Gjeli, Kotorri. Trajnere: R. Garunja
Gjyqtarë: G. Zuna, A. Nurja (Durrës)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(11 shkurt 2017)
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
Lushnja – Barleti Volej 0-3
Partizani – Elbasani 3-0
Tirana – Teuta 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24-3 23
- Partizani 8 6 2 20-9 19
- Teuta 8 6 2 21-9 18
- Tirana 8 4 4 16-13 13
- Vllaznia 8 5 3 16-14 13
- Lushnja 8 2 6 9-20 5
- Skënderbeu 8 1 7 7-22 5
- Elbasani 8 0 8 1-24 0