AlbanianSport.com 12.02.2017 10:25
ASNN – Pasi ka luajtur të mërkurën takimin e parë, ku Tirana ka fituar 87-40 në Bathore ndaj Kamza Basket, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra i ka luajtur dje 3 ndeshjet e tjera të javës së tij të 11-të, ndërsa Studenti ka qenë pushim, për efekt kalendari.
Në takimet e djeshme spikati fitorja me 3 shifra, 101-72, që Goga Basket arriti në Durrës ndaj Vllaznisë, që nënkupton se skuadra e drejtuar nga trajneri Henri Moja, ruan vendin e dytë në renditje, me 19 pikë, një më pak sesa Tirana kryesuese, por një më tepër sesa kampionia në fuqi, Flamurtari, që mban vendin e 3-të.
Vlonjatet kanë fituar pa më të voglin problem dje në Korçë ndaj vendaseve, në ndeshjen e javës së 11-të. Në këtë fitore të vlonjateve ajo që duhet të përmendet është fitorja me 48 pikë e kampioneve në fuqi të basketbollit të femrave. Trajneri mik, Viron Toska, preferoi të aktivizonte të rejat duke ulur herë pas herë në stol titullaret.
Elbasani, në basketboll për femra, ka mposhtur Apoloninë, duke e mundur me rezultatin 92-63. Përtej rezultatit përfundimtar, ka qenë një ndeshje që nuk foli vetëm për elbasanaset, të drejtuara nga trajnerja Elvira Xhyra. Duhet theksuar se fieraket e trajneres Hermiona Çuko, kanë patur ankesa, sidomos për gjykimin e Erlambi Tikos.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 11-të
(8-11 shkurt 2017)
Të mërkurën:
Kamza Basket – Tirana 40-87
Të shtunën:
Goga Basket – Vllaznia 101-72
Skënderbeu – Flamurtari 42-90
Elbasani – Apolonia 92-63
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 10 10 0 714-612 20
- Goga Basket 10 9 1 876-566 19
- Flamurtari 10 8 2 784-631 18
- Vllaznia 10 5 5 670-645 15
- Studenti 9 5 4 584-557 14
- Elbasani 10 3 7 720-756 13
- Skënderbeu 9 3 6 564-638 12
- Apolonia 10 1 9 585-838 11
- Kamza Basket 10 0 10 504-852 10