Gjergj Vyshka 11.02.2017 13:45
Tirana e basketbollit të meshkujve, e krijuar për të vendosur rekorde në kampionatin shqiptar, dje është lëshuar “pa frena” në sallën sportive të Bathores, teksa e ka mundur me plot 58 pikë diferencë Kamza Basketin.
Pjesët e lojës nuk kanë nevojë për koment, sepse janë fituar nga Tirana, përkatësisht me shifrat 34-19, 24-17, 26-16, 35-9 dhe në përfundim 119-61 për bardheblutë e Milatoviçit.
Shënuesit më të mirë të ndeshjes kanë qenë Eldi Hysa i Tiranës me 25 pikë dhe Majk Vaqarri i Kamza Basket me 26 pikë, ndërsa bardheblutë e koshit nuk e lëshojnë kreun e renditjes pas 12 javësh.
Kamza Basket – Tirana 61-119
(19-34, 17-24, 16-26, 9-35)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 12-të
(10-11 shkurt 2017)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Teuta 70-77
Kamza Basket – Tirana 61-119
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 12 11 1 1131-795 23
- Teuta 12 9 3 945-800 21
- Kamza Basket 12 6 6 931-992 18
- Vllaznia 11 6 5 819-773 17
- Ardhmëria Basket 12 3 7 789-786 15
- Flamurtari 11 0 11 546-1016 11