AlbanianSport.com 11.02.2017 08:20
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës së tij të 11-të dhe Studenti i trajnerit Ben Sako ka marrë një fitore sakrifice ndaj Vllaznisë mbrëmë në Sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa është i falur setit të 5-të, të quajtur ndryshe final, për të triumfuar në një sfidë që sikur nuk do të mbaronte kurrë.
Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për skuadrën e Studentit, që tanimë është kthyer në vendin e 3-të të renditjes, me 19 pikë, dy më tepër sesa Vllaznia, që sidoqoftë ka luajtur një ndeshje më pak. 3 ndeshjet e tjera të javës së 11-të luhen sot dhe, duke nisur nga ora 14:00, Partizani kryesues pret në kryeqytet Skënderbeun, ndërsa, duke nisur nga pra 19:00, luhet në Durrës derbi Teuta-Erzeni.
Po në të njëjtën orë, luhet në kryeqytet një tjetër derbi, ai midis Farka Volejit dhe Tiranës. Farka Volej, e drejtuar nga trajneri pasionant, Dritan Bardhi, synon të ruajë vendin e dytë në renditje, ku aktualisht ka 21 pikë, ndërsa Tirana e do fitoren për të përfituar nga humbja e Vllaznisë me Studentin dhe për të marrë vendin e 4-t në renditje, që është edhe vendi i fundit që të çon në “play-off”-in final për titull.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 11-të
(10-11 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 3-2
Të shtunën:
Partizani – Skënderbeu ora 14:00
Teuta – Erzeni ora 19:00
Farka Volej – Tirana ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 9 9 0 27-2 27
- Farka Volej 9 7 2 23-9 21
- Studenti 10 7 3 21-16 19
- Vllaznia 9 5 4 20-14 17
- Tirana 9 5 4 18-14 15
- Erzeni 9 4 5 18-17 13
- Skënderbeu 9 2 7 6-23 6
- Elbasani 9 1 8 7-26 3
- Teuta 9 1 8 6-26 2