A jemi ne të gatshëm për sport autonom?

Share Button

GjergjVyshka-sexy

Nga Gjergj Vyshka 12.11.2014 19:35

Në realitet Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është një ndër ata që e ka marrë këtë letër nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, teksa është angazhuar për të vazhduar punën dhe dialogun me qeverinë për autonominë e sportit. Por pyetja që shtrohet është se a jemi ne të gatshëm për sport autonom? Për sa kohë sporti në veçantinë e tij, por dhe Komiteti Olimpik Kombëtar shqiptar merr buxhet nga shteti për të gjitha financimet e aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare nuk ka më pavarësi.

Nuk ka pavarësi sepse për hir të së vërtetës duhet të pranojmë që politika në 24 vjet demokraci, majtas e djathtas, gjithnjë ka imponuar njerëz për t’i vendosur në krye të organizmave sportive në vend. Nuk kemi sport të pavarur edhe sepse infrastruktura, ajo që është themeli i zhvillimit të çdo disipline, duhet rehabilituar me fondet e shtetit. Dhe për rrjedhojë sot kemi një stadium “Elbasan Arena” me dëshirën e mirë të qeverisë për ta bërë atë.

Do të kemi më vonë një “Loro Boriçi” ndryshe po me dëshirën dhe financimet e qeverisë dhe më pas një kampus olimpik po me fonde të qeverisë, të cilat sportin e shfrytëzojnë si një mundësi për shtimin e disa votave më tepër në zgjedhjet e radhës. Ndoshta kjo situatë mund të jetë kudo, sepse nuk ekziston formati i shtetit italian, atje Komiteti Olimpik jo vetëm që është i njohur me kushtetutë, por si një Ministri e mirëfilltë sporti bën politikat e zhvillimit të tij në shtetin e Apenineve.

Dhe më pas kërkesa e llogarisë, kur dhe cakton buxhetet për çdo sport, është më e madhe. E thënë ndryshe, KOKSH e ka marrë letrën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, sigurisht që do ta vazhdojë dialogun me qeverinë dhe politikën për më shumë autonomi të sportit, por s’e bën dot autonominë e sportit në vend. Sepse kështu siç është katandisur sporti në vendin tonë, deri më tani vetëm peshëngritja i bën krenar të gjithë, është vështirë të afrosh biznesin dhe më pas të kërkosh autonomi.

Dhe kjo sepse ende nuk ka një ligj sporti, i cili do të mund të njohë kontributet e biznesit për sportin. Ashtu sikurse nuk është mbledhur këshilli i sportit. Dhe për rrjedhojë autonomia e sportit e kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, mbështetur me rezolutë nga Kombet e Bashkuara më 3 nëntor, është shumë e vështirë në vendin tonë. Sepse vetë komuniteti i sportit shqiptar duket se e ka të vështirë të jetë i pavarur dhe i shkëputur nga shteti e politika…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40 ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

AlbanianSport.com 22/02/2024 15:50 ASNN – Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: “Ka fshehur

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

AlbanianSport.com 20/02/2024 18:10 ASNN – Triumfi i Shqipërisë në Evropianin e mundjes, Presidenti

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

AlbanianSport.com 13/02/2024 20:15 ASNN – “Atletika shqiptare, me synime madhore”. Presidenti

FSHF / Duka: Sukseset arrihen falë bashkëpunimeve me të gjithë faktorët!

FSHF / Duka: Sukseset arrihen falë bashkëpunimeve me të gjithë faktorët!

AlbanianSport.com 10/02/2024 17:55 ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF),

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh