AlbanianSport.com 10.02.2017 12:55
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit ngre sot siparin e fundjavës, me takimin e parë të javës së 15-të të grupit B të Kategorisë së Parë, atë midis Apolonisë dhe Dinamos.
Kjo ndeshje, që do të luhet duke nisur nga ora 13:00 në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Ndërkaq, të shtunën, transmetuesi publik do të sjellë drejtpërdrejt takimin e kryeqytetit, midisi Tiranës dhe Kukësit, të vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.
Të dielën rikthehet Kategoria e Parë në ekranin e RTSH-së, me transmetimin e ndeshjes Kastrioti-Kamza, e vlefshme për javën e 15-të të grupit A, apo Grupit të Veriut.
Kjo javë e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit mbyllet të hënën, me duelin e kreut të grupit B, apo grupit të Jugut, në Kategorinë e Parë, atë midis Bylisit dhe Lushnjës.
Si Kamza në grupin A, ashtu edhe Lushnja në grupin B, kryesojnë renditjet përkatëse të shkëputura, duke qenë kandidate kryesore për kthimin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.