Ligji për Sportin, çfarë ndryshon & pavarësia e komisioneve nga Shteti

Share Button

Gjergj Vyshka 10.02.2017 10:25

Në ligj, ashtu sikurse është këmbëngulur gjithmonë, është përfshirja për herë të parë të edukimit fizik dhe sportit shkollor në një kapitulli të veçantë, si dhe përcaktimin e kufirit minimal të ngarkesës mësimore të lëndës së edukimit fizik në kurrikulën bërthamë. E kjo që në arsimin parauniversitar.

Madje tashmë do të jetë e parashikuar me ligj dhe organizimi i Federatës së Sportit Shkollor dhe Universitar, që edhe pse ka konflikt me veprimtaritë e Federatave të tjera, përsëri do të jetë në organizim në funksion të institucionalizimit dhe organizmit të veprimtarisë sportive në institucionet arsimore.

Jo vetëm kaq, por i është vënë theksi sportistit elitar, sepse në Ligj do të jetë e ndarë që në përkufizim ndarja e sportit profesionist dhe amator. Për të parën herë në historinë e sportit shqiptar një sportist elitar personifikohet me “STATUS”, i cili përmban në vetvete program zhvillimi, përcaktim kriteresh, mbështetje financiare dhe shpërblim për arritje.

Por ajo që mbetet përsëri në “çengel” është fakti që ende askush nuk përcakton njohjen e viteve të sportit si vite punë në mënyrë që më pas të llogariten në pensionin e pleqërisë. Sepse të gjithë sportistët, pas përfundimit të karrierës sportive, sidomos ato të sporteve individuale, përfundojnë si mos më keq…

 

Pavarësia e komisioneve nga Shteti

Ndërkohë brenda ligjit tashmë Këshilli i Lartë i Sportit dhe Komisioni i Dhunës nuk do të jenë organizma politik me organikë që vinte me vendim të Këshillit të Ministrave, por një organ i pavarur që do të synojë partneritet më të fortë ndërinstitucional.

Po kështu nuk do të ketë Komision Antidoping, por do të jetë Organizata Kombëtare Antidoping, që përsëri do të jetë një strukturë e pavarur shtetërore, e cila do të ketë misionin kryesor të saj të kryerjes së kontrollit doping për sportistët shqiptarë (brenda dhe jashtë garimit).

Krijimi i kësaj organizate të pavarur, vjen në zbatim të kërkesave të vazhdueshme të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA) për krijimin e një strukture kombëtare anti-doping krejtësisht të pavarur nga shteti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh