I ri ligji i sportit, por sa funksional do të jetë ai?!

Share Button

Nga Gjergj Vyshka 10.02.2017 07:05

Tashmë ligji i plotë, por dhe relacioni i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka mbërritur tek aktorët e zbatuesit e tij. Ligji i ri i sportit, i premtuar nga qeveria aktuale për t’u bërë brenda mandatit të saj të parë në këtë katërvjeçar që tashmë është duke përfunduar, duket se po e gjen formën e tij përfundimtare. Në fakt përpjekjet patën nisur që në shtator të këtij viti, ndërsa ligjit të vjetër, që ekzistonte që nga 21 prill 2005 dhe më pas i ndryshuar më 2007-ën dhe më 2011-ën, vetëm i ishin bërë “arnime”.

Një ligj i arnuar që u kundërshtua fort nga palët e interesit, sidomos presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, apo dhe ai i mundjes, Martin Biba. Madje u kundërshtua fort dhe nga opozita. E në të tilla kushte, pozita qe e detyruar që ta tërhiqte më 15 dhjetor të vitit të kaluar këtë ligj të arnuar për ta ribërë nga e para. Një ligj i bërë nga e para ka gjetur dhe mbështetjen e opozitës, ndonëse ende nuk janë shprehur plotësisht.

Ndërsa që nga 7 shkurti ky ligj, së bashku me relacionin e ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u ka shkuar Federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Madje Federatat, ata që kanë një numër të madh anëtarësh, e kanë përcjellë tek shoqatat e klube anëtare të tyre, sepse për një mirëfunksionim të tij duhet të ketë dhe propozime. Sepse të gjithë flasin kur është fjala për gjërat që duhet të funksionojnë në ligj, por e keqja e komunitetit sportiv shqiptar është se askush nuk lexon.

E më pas ligji siç hyn dhe del e të gjithë gjenden përpara të papriturave që është parashikuar në të. Ndonëse shpresohet që ky ligj të përmirësojë organizimin e sportit shqiptar që vuan për gjithçka deri në prapambetje totale të funksionimit…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh