Basketboll – Femra / Tirana bën detyrën, vulos të 10-ën radhazi me Kamzën

Share Button

Gjergj Vyshka 09.02.2017 07:50

Tirana në basketboll për femra, jo vetëm që ka marrë dje fitoren e dhjetë radhazi, por ka bërë mirë formalitetin në sallën sportive të Bathores përballë Kamza Basket. Duke parë nivelin jo shumë të mirë të kundërshtarit, që me vajza të reja, por që përpara kanë perspektivën për të qenë cilësore në sezonet në vazhdim, atëherë Tirana ka vendosur të luajë me vetëm lojtaret e reja.

Madje, kjo dhe për shkak të miqësisë që ka me trajnerin e Kamza Basket në basketboll për meshkuj, Adem Muhametajn, trajneri i Tiranës në basketboll për femra, Roland Avrami është parë gjatë gjithë ndeshjes të bisedojë me të. E jo vetëm kaq, por të dy së bashku kanë shoqëruar dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i cili ka qenë i pranishëm në Sallën Sportive të Bathores.

E për rrjedhojë, Tirana e femrave në këtë ndeshje, të thuash stërvitore është shumë, është drejtuar nga ndihmëstrajnerja Mirza Alibegaj. Janë lënë pushim tek bardheblutë malazezet Jankoviç e Popoviç. Po kështu ka ndodhur dhe me Përmetin, Gjoni nuk ka qenë e pranishëm fare, motrat Bujari e Hoxhaj kanë “ngrohur” stolin e rezervave në këtë ndeshje pa interes për Tiranën.

Kurse Adelajde Aliaj, edhe për shkak të dëmtimit që ka pasur, ka bërë disa vrapime rreth fushës. Dhe e vetmja titullare e bardhebluve, e cila ka shoqëruar të rejat Jaçe, Ahmataj, Nelaj, Këlleçi dhe më pas dhe Beleshi, ka qenë Dishnica. Vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes kanë hyrë Eliverta e Gera Bujari dhe Hoxhaj. Por në të gjithë ndeshjen, Tirana ka luajtur me të rejat.

Përfundimet e pjesëve të lojës nuk kanë nevojë për shumë koment. E para, që ka siguruar dhe suksesin e bardhebluve, ishte e pashoqe, 3-30. Më pas 11-18 dhe në pushim Tirana ka kryesuar me shifrat bindëse, 14-48. E treta me të njëjtin rezultat dhe Tirana thellon në 25-66. Dhe e fundit 15-21 dhe përfundimisht 40-87, në një ndeshje që, si të thuash, nuk kishte nevojë as për gjyqtarë.

Megjithëse duhet theksuar se “bilbilat” e rinj, Jaçe e Gjoni, e kanë bërë mirë punën e tyre në mbarëvajtjen e takimit, ndihmuar dhe nga vëzhguesi Bashkim Milo. Kështu Tirana ka vulosur fitoren e 10-të radhazi në këto 11 javë të këtij sezoni të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, ku vajzat bardheblu kryesojnë bindshëm, pa njohur asnjë humbje. 3 takimet e tjera të javës së 11-të luhen të shtunën.

 

Kamza Basket – Tirana       40-87

(3-30, 11-18, 11-18, 15-21)

Kamza Basket: Bezati (7), Gjurra (2), Bakalli (4), Nurçellari, Sula (15) / Prenki (3), Er. Mollosmani, Et. Mollosmani (7), Shehi, Oruçi, Spahi, Çoka, Peça. (2) Trajner: M. Kristo.

Tirana: Dishnica (8), Jaçe (24), Ahmataj (9), Nelaj (18), Kelleci (12) / Beleshi (9), E. Bujari (5), Hoxhaj (2), G. Bujari. Trajner: R. Avrami

Gjyqtarë: F. Jaçe, E. Gjoni (Tiranë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 11-të

(8-11 shkurt 2017)

 

Të mërkurën:

Kamza Basket – Tirana                   40-87

 

Të shtunën:

Goga Basket – Vllaznia                  ora 12:00

Skënderbeu – Flamurtari               ora 13:00

Elbasani – Apolonia                                    ora 13:00

Studenti                                             pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Tirana                         10        10          0        714-612         20
  2. Goga Basket               9          8          1        775-494         17
  3. Flamurtari                    9          7          2        694-589         16
  4. Vllaznia                       9          5          4        598-544         14
  5. Studenti                       9          5          4        584-557         14
  6. Skënderbeu                8          3          5        522-548         11
  7. Elbasani                      9          2          7        628-693         11
  8. Apolonia                      9          1          8        522-746         10
  9. Kamza Basket          10          0        10        504-852         10

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh