Ndeshjet e Lira / Rizaj: Të gjithë fitues në “Gladiatori 5”, pavarsisht rezultatit

Share Button

Gjergj Vyshka 06.02.2017 18:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj, ka dhe thirrje për sportistët pjesëmarrës në këtë kampionat kombëtar i këtij sporti, i quajtur ndryshe si “Gladiatori 5”. “Jeni pjesëmarrës në “Gladiatori 5”, sepse e ndjeni veten shumë të motivuar si sportistë dhe ju pëlqen të luftoni dhe argëtoheni në disiplinën MMA, – ka sqaruar kreu i organizmit që qeveris këtë sport luftarak në Shqipëri. – Keni dëshirë të tregoni që ata qindra që na ndjekin, pse jo të bëhen pjesë aktive, duke marrë si shembull vullnetin e secilit sportist.”

“Ndaj pjesëmarrja është një mundësi për t’u rritur më tepër! – ka vijuar ai. – Ju tregoni sportivitetin, kulturën qytetare, sakrificën që keni arritur deri këtu dhe vlerat tuaja si shenjë “fair-play” për rivalin që keni në përballje. Pasi ju do të ndesheni si luftëtarët e MMA-së në botë dhe Gladiatorë të vërtet, ambasador të sportit burrëror, që koha moderne po përjeton emocione dhe rrjedhimisht masivizimin global të këtij sporti. Besoj se nuk do të mërziteni për një humbje, apo të gëzoheni për një fitore, sepse keni statusin e sportistit dhe që do të ndesheni.”

“E në këtë rast jeni të gjithë fitues. Jam i sigurt se “Gladiatori 5” do të jetë për spektatorin një moment argëtues dhe me emocione. Përgatitja juaj i shërben masivizimit të këtij sporti, si dhe përgatitjes për pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare”, – ka përfunduar Rizai, ndërsa duhet theksuar se në tetor të vitit të kaluar, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, është zhvilluar dhe Kampionati Botëror i Ndeshjeve të Lira. Pra Shqipëria ka kapacitete dhe për këto lloje sporti, që janë pjesë e arteve marciale.

 

Kampionati Kombëtar i Ndeshjeve të Lira

“Gladiatori 5”

 

Programi i ndeshjeve:

 

Grupmosha 14-16 vjeç

(peshat 52, 55, 59, 63, 76, 80 kg, tre raunde nga dy minuta)

 

Denis Kapllani – Isuf Bylyku

Enis Ajdini – Kristian Bakalli

Nikola Pitarelo – Bjorn Rustemi

 

Grupmosha 16-18 vjeç

(pesha 63, 66, 70, 73 kg, tre raunde nga dy minuta)

 

Eljo Elezaj – Franko Turku

Gabriel Ranxha – Enea Taipi

Klajdi Çaushi – Elton Dunisha

Enis Kurdiu – Idri Hoxha

 

Grupmosha +18 vjeç

(pesha 62, 66, 59, 63, 70, 74, 76, 80, 90, +95 kg, tre raunde me nga tre minuta)

 

Hyqmet Lushi – Renato Dragoti

Rigles Dervishi – Markelian Turku

Kevin Osmanaj – Nazif Baiti

Elvis Jakupi – Eris Plasari

Napolon Tokrri – Klajdi Metani

 

Ndeshja kryesore e mbrëmjes

Kol Ndreca (Itali) – Kevin Voci (Shqipëri)

 

Shënim: Në K1, Julian Qallia, Albert Hoxha, Majkëll Kalemi dhe Arben Hysa janë në pritje të kundërshtarit, ndërsa është mundësia e pjesëmarrjes dhe të luftëtarëve të kikboksit në peshat 59, 63, 69, 71 kg.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh